Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistë për TV21 ka komentuar fushatën e disa oligarkëve maqedonas kundër BDI-së dhe biznesit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Ahmeti tha se disa politikanëve dhe oligarkëve u pengon pushteti i shqiptarëve, ndërsa theksoi se ai kërkon vetëm barazi.
“Është një fushatë tepër e egër kundër BDI-së. Është një fushatë tepër e egër kundër meje personalisht, sepse, qasja është tepër nihiliste, tepër deri edhe në naciste, se BDI çështëj shqiptare e ka çuar në përmasa të mëdha përpara, dhe tani po na e merr shtetin, ekonominë”, tha Ahmeti.