Si çdo vit akademik, edhe këtë vit studentët po përballen sërish me të njëjtat probleme të viteve të kaluara. Rezistenca Studentore paralajmëroi se është e mundur të dalin në protesta masive.
Në njoftim përmenden shpenzimet e larta të studentëve.
“Një nga skandalet më të mëdha para fillimit të vitit akademik është se studentëve në konvikte u është anuluar mëngjesi. Ministria e Arsimit, në vend që të rrisë vaktin e subvencionuar të studentëve, u shkurton mëngjesin dhe ua rrit qiranë me 30 përqind”, thuhet në njoftim.
Nga atje shtojnë se sa i përket ushqimeve të subvencionuara të studentëve, vetëm dy javë para fillimit të vitit të ri akademik, ende nuk kanë informacion se në cilat vende dhe në cilat objekte hoteliere do të përdoren mjetet e dedikuara.
Ata theksuan se ndjekin problemet e studentëve dhe se protestat dhe demonstratat nuk mund të përjashtohen si opsion.