
Ukraina ka raportuar për fitore të shumta në kundërofensivën ndaj forcave ruse, ndërkohë që presidenti i vendit, Volodimir Zelenski, përgatitet për një takim me presidentin e SHBA-së, Joe Biden. Takimi i planifikuar për javën e ardhshme mund të rezultojë i rëndësishëm për sigurimin e mbështetjes së mëtejshme ndërkombëtare për Kievin në luftën kundër Rusisë. Disa media cituan zyrtarë amerikanë të paidentifikuar duke konfirmuar se Bideni do të takohej me Zelenskin në margjinat e takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në SHBA javën e ardhshme. Liderët e SHBA-së dhe Ukrainës priten të flasin në sesionin e 78-të të mbledhjes së OKB-së, më 19 shtator. Zelensky pritet ta përdorë takimin e tij me liderët amerikanë dhe botërorë për të siguruar mbështetje dhe për të kërkuar armë dhe municione të avancuara, ndërsa pushtimi i Ukrainës nga Rusia po i afrohet muajit të 20-të.