Komisioneri evropian për financa, Johannes Hahn, sot nga Shkupi u dërgoj një mesazh aktorëve politikë në vend që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në rrugën drejt BE-së. Sipas tij, kjo është një detyrë ekipore, ndërsa forcat politike duhet të luajnë si kombëtare e futbollit dhe jo si individë.
Në fjalimin e tij hapës në Forumin Ekonomik dhe Financiar të Shkupit (SEFF), Han theksoi se procesi i anëtarësimit në BE mbetet një proces i bazuar në meritokraci.
“Nuk është se po presim kandidatët më të dobët apo më të prapambetur për ta kapur hapin me pjesën tjetër. Jo. Nëse i keni arritur gjërat që duhet të arrini, do t’ju jepet merita. Unë do të mbetem mbrojtësi dhe promovuesi juaj i vazhdueshëm, do të bëj gjithçka që është e nevojshme në të ardhmen. Është e rëndësishme që forcat kryesore politike të punojnë së bashku për qëllimin përfundimtar të Maqedonisë së Veriut. Kjo është diçka që duhet të lini mënjanë, interesat partiake, politike. Ju mund ta diskutoni këtë për shumë çështje të ndryshme, por kjo është një çështje kombëtare, kjo është çështja kryesore në të cilën duhet të investoni gjithë mundin, të gjitha forcat në Kuvend për të arritur qëllimet tuaja. Nëse e arrini atë, mund ta arrini atë që duhet me kohë” tha Hahn theksoi Han.