
Tre apartamente të shkrumbuar totalisht dhe një tjetër i dëmtuar është bilanci i zjarrit që përfshiu ditën e sotme një pallat 10 katësh në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.
Zjarri ra rreth orës 14:20 dhe dyshohet se fillimisht ka nisur në katin e fundit dhe më pas është përhapur në disa kate. Shefi zjarrfikëses së Tiranës, tha se zjarri është përhapur edhe nëpërmjet fasadave që kishte pallati.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen ende shërbimet e zjarrfikëses, ndonëse zjarri është shuar totalisht. Banorët e pallatit presin një konfirmim për të parë se çfarë ka ndodhur me apartamentet e tyre.