Pas Korridorit 8, nisin punët edhe për Korridorin 10D! Sot fillon ndërtimi i autostradës Prilep-Manastir

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, sot do të marrin pjesë në ngjarjen me rastin e aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e autostradës Prilep-Manastir, pjesë e Korridorit 10D, paralajmëroi pres shërbimi qeveritar.

Në maj të këtij viti në afërsi të zonës industriale në Prilep është vendosur tabela me të dhënat për ndërtimin e autostradës (39.3 kilometra). Afati për ndërtimin e autostradës është 57 muaj.

Me Marrëveshjen që e nënshkroi Qeveria me konsorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka” është paraparë ndërtimi i seksionit të autostradave Prilep – Manastir të Korridorit 10D, si dhe Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan dhe Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë të Korridorit 8.

Punimet e Korridorit 8 kanë filluar para dy ditëve me minimin afër fshatit Banjicë e Epërme për të depërtimin e rrugës së autostradës Gostivar – Bukojçan (30.1 kilometra).

“Ky është aktiviteti i parë real me të cilin fillon ndërtimi i dy korridoreve”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, i cili është koordinator i aktiviteteve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d.