Ukrainasit kanë realizuar një sulm mbi territorin e pushtuar rus në Krime, duke e goditur me raketa portin në kohën kur Vladimir Putin po zhvillonte takimin me Kim Jong-un.
Sulmi u regjistrua me shtatë shpërthime të fuqishme, ku u godit porti në Sevastopol dhe një anije u përfshi nga zjarri, transmeton Telegrafi.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shfaq shpërthimet në qytetin që po shërben si qendra komanduese e marinës ruse në Detin e Zi.
Një objekt që riparon anijet u përfshi nga zjarri si dhe një trafo e energjisë elektrike u godit në port në Detin e Zi.
Në anën tjetër ministria ruse e Mbrojtjes, njoftoi se ukrainasit lansuan 10 raketa në port dhe dre dron ujor që goditën anije ruse në Detin e Zi.
Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un kanë zhvilluar një takim, ku besohet se është diskutuar për dërgimin e armëve të verikoreanëve në Rusi, të cilat do të përdoreshin në Ukrainë.
E vendet perëndimore kanë paralajmëruar Korenë e Veriut se nëse ndërmarr një veprim të tillë, do të ballafaqohet me sanksione të ashpra.
Ekspertët ushtarakë e shohin këtë lëvizje si një tregues së Rusia ka pësuar humbje të mëdha dhe se i kanë mbaruar rezervat – duke kërkuar ndihmë nga Koreja e Veriut.