Rreth 10 mijë njerëz mendohet të jenë zhdukur pas përmbytjeve të mëdha në Libi, ka thënë Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq (IFRC). Një e katërta e qytetit lindor Derna u vërshua nga ujërat e përmbytjeve kur digat shpërthyen pas një stuhie, me më shumë se 1,000 trupa të gjetur deri më tani, raporton Sky News, përcjell Telegrafi. Vetëm në Derna vlerësohet se mund të kenë vdekur deri në 2,000 njerëz. “Mund ta konfirmojmë nga burimet tona të pavarura të informacionit se numri i personave të zhdukur po arrin në 10 mijë deri më tani”, ka thënë kreu i IRFC-s në Libi, Tamer Ramadan. “Numri i të vdekurve është i madh dhe mund të arrijë në mijëra”.