Nesër kompania “Bechtel&Enka” do të nis punët për ndërtimin e Korridorit 8, përcjell TV21. Punët do të nisin me minimin e një pjese të malit mbi fshatin Debresh. Këtë e bëri të ditur gjatë javës së kaluar edhe zv/kryeministri Artan Grubi. Punët nisin me ndërtimin e aksit më të komplikuar, respektivisht aksit Gostivar-Bujkoçan.
“Me datën 12 nisin aktivitetet ndërtimore mbi fshatin Debresh dhe deri më tani çdo gjë po shkon në formë të shkëlqyer nga konsorciumi “Bechtel dhe Enka” dhe të gjitha kompanitë e angazhuara. Punime ndërtimore tashmë po kryhen gjithandej, do të kryhen edhe në Korridorin 8, duke minuar mbi fshat”, tha Grubi.