Të paktën 2,012 njerëz humbën jetën dhe 2,059 pësuan lëndime si rrjedhojë e tërmetit që goditi Marokun të premten mbrëma, sipas shifrave të fundit të publikuara nga ministria e brendshme e vendit.
Të paktën 1,404 nga të lënduarit nga tërmeti janë në gjendje kritike, tha ministria, transmeton Telegrafi.
Tërmeti i së premtes kishte një shkallë prej 6.8 derisa u përcoll edhe me një pas goditje me shkallë 4.9 rreth 19 minuta më vonë.
Epiqendra e tërmetit vdekjeprurës në Marok ishte zona e Ighilit, një qark rural malor, shtëpi e fshatrave të vogla bujqësore në provincën al-Haouz pranë vendpushimit të skive të Oukaimeden në Malet Atlas.
Lanchen Haddad, një senator maroken dhe ish-ministër, tha për Al Jazeera-n se zona “nuk ishte e njohur si aktive për sa i përket tërmeteve”.
Ekspertët kishin paralajmëruar gjatë ditës që numri i viktimave mund të rritej.