Dy persona, babë e bir, kanë humbur jetën nga zjarri i cili ka rënë mbrëmë, për shkaqe ende të paqarta, në shtëpinë e tyre në rrugën “Cane Ilioski” në Prilep.
Sipas disa fqinjëve, fillimisht është dëgjuar një shpërthim më i dobët, për këtë arsye dyshojnë se mund të ketë qenë një bombol gazi që ka shpërthyer.
“Isha ulur aty në oborr. Pashë diçka duke dal tym, thashë se diçka po digjej. Dhe pastaj ata thanë se shtëpia mori flakë. Ata ishin tre, dy vëllezërit nuk ishin të martuar, jetonin me babanë, nëna e tyre kishte vdekur. Diçka krisi dhe rryma në shtëpinë tonë u kall dhe u fik. Epo çfarë ishte, si ishte, nuk e di”, tha një fqinj i familjes së viktimave.
Shërbimet e urgjencës konfirmuan informacionin se në vendin e zjarrit u gjetën trupat e dy të vdekurve.
“Në vend e ngjajres, njëri trup është djegur plotësisht, ndërsa tjetri pjesërisht, por fillimisht, sipas sasisë së tymit që kemi parë aty, të dy trupat me siguri janë asfiskuar. Ata kanë qenë të lëvizshëm, por kanë qëndruar në shtëpi për ta shuar zjarrin”, tha dr. Daniel Avramoski, shef i Emergjencave, Prilep.
Nga Zjarrfiksat e Prilepit thonë se ekipi i tyre prej 9 zjarrfikësve dhe tre automjete ka mbërritur rreth njëzet minuta pas denoncimit, pak pas orës 22. Por për dy nga tre personat që jetonin në shtëpi, për fat të keq, tashmë ishte tepër vonë.
Fqinjët thonë se ata ishin njerëz jashtëzakonisht paqësorë. Trupat e të ndjerve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa hetimet në vazhdim duhet të përcaktojnë shkaqet e zjarrit që shkaktoi një tragjedi familjare.