Shënim i festës shtetëore 8 Shtatori – Dita e Pavarësisë

Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , nën moton “Lajmëtari i lirisë”, do të organizojë disa ngjarje kulturore dhe solemne, si dhe aktivitete në tërë shtetin.

Më 7.09.2023, të enjten, me fillim në orën 18:30, në Filarmoninë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbahet Akademi solemne – “32 vite pavarësi”.

Më 8.09.2023 (e premte) në kuadër të kremtimit të 32 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit, në orën 10:00, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, do të vendosin lule në vendet e përjetshme të prehjes së ish-presidentëve të shtetit, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, në Alenë e kolosëve në Varrezat e qytetit “Butel” në Shkup.

Shënimi i Ditës së pavarësisë do të vazhdojë në Parkun e Qytetit në Shkup, në hapësirën në lokacionin “Guaca”, ku do të mbahen stërvitje taktiko-treguese të njësive të Armatës së RMV-së dhe të Minsitrisë së Punëve të Brendshme.

Në lokacionin “Guaca” është paraparë edhe program kulturor-artistik, anëtarët e “Bilbilit të Artë”, si dhe programki për fëmijë, me pjesëmarrje të Teatrit për fëmijë dhe të rinj të cilët do ta interpretojnë shfaqjen “Giga Mega përralla” në regji të Hana Milenkovskës, vepër e Gorjan Milloshevskit.

Gjatë ditës, në lokacionin e njëjtë, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi të jenë pjesë e serisë së aktiviteteve sportive të organizuara në bashkëpunim me Agjencinë për Të Rinj dhe Sport.

Në manifestimin në Parkun e Qytetit do të marrin pjesë kryetari i Qeverisë, Kovaçevski dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në mënyrë shtesë, si pjesë e shënimit të Ditës së Pavarësisë, në organizim të Qeverisë, krahas manifestimeve të shumta të rastit, për qytetarët, prej orës 11:00 në tërë shtetin do të fillojë manifestimi kulturor “Ditë e hapur për qytetarët”, në suaza të të cilit do të sigurohet hyrje pa pagesë për qytetarët në institucionet kulturore, muzetë dhe galeritë në tërë Republikën.

Të gjithë qytetarët e interesuar në mbarë vendin do të kenë mundësinë të vizitojnë lokacionet arkeologjike “Stobi”, “Heraklea”, “Bargala”, observatori megalitik “Kokino”, Muzeu i Ohrit, muzetë dhe institutet në Prilep, Manastir, Shtip dhe Strumicë. , muzetë e Kumanovës, në Krushevë dhe Gjevgjeli, si dhe në Tetovë: Muzeu i Rajonit të Tetovës dhe Galeria e Arteve. Hyrja falas për qytetarët do të jetë edhe në Shtëpinë Përkujtimore të Todor Proeskit në Krushevë. Në Manastir qytetarët do të kenë mundësi për hyrje falas në Muzeun e Alfabetit Shqip si dhe në Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut, në Kërçovë, në Muzeun e Maqedonisë Perëndimore në NOV, ndërsa në Strugë do të të jetë hyrja falas në Muzeun e Dr. Nikola Nezlobinski.

Në Shkup do të jenë të hapura për vizitë Muzeu Arkeologjik, Muzeu i Historisë Natyrore, Muzeu i Luftës Maqedonase për Pavarësi, Muzeu i Maqedonisë së Veriut, Muzeu i Artit Bashkëkohor, Galeria Nacionale e Maqedonisë së Veriut, Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës dhe Qendra Konservative (Kisha e Shën Spas).

Me rastin e festës së Pavarësisë, në orën 18:00 në Kinonetën do të shfaqet një nga filmat dokumentar maqedonas më të vlerësuar, “Toka e mjaltit”, me regji të Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov. Në orën 20:00 do të shfaqet filmi “Shëruesi”, i cili është filmi i parë debutues artistik i regjisorit dhe skenaristit Gjorçe Stavreski.