Superhëna blu, një term që shënon hënën e dytë të plotë brenda një muaji, shkëlqeu dje në mbarë botën. Përkatësisht, hëna e parë e plotë e këtij muaji mund të vërehet më 1 gusht, ndërsa e dyta (blu) mund të shihet dje, më 30 gusht.
Ata që humbën superhënën blu do të duhet të presin mjaft kohë për hënën tjetër. Ndërsa rreth 25 përqind e hënave të plota janë superhëna, të cilat janë mjaft të zakonshme, vetëm 3 përqind e hënave të plota janë superhëna blu, thotë NASA.
Hëna e ardhshme blu nuk do të jetë e dukshme deri në janar dhe mars 2037.
Por nëse rastësisht keni humbur ta shihni, më poshtë po ju sjellim foto të mahnitshme të superhënës blu të kapur nga vende të ndryshme të botës – Amerika, Turqia, Britania e Madhe, Brazili, Rusia…