Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski, e ka komentuar deklaratën e homologut të tij francez Emanuel Macron, i cili tha se së pari duhet të bëhen reforma brenda vetë BE-së e pastaj të bëhet zgjerimi. Sipas Pendarovskit “kjo nuk është asgjë e re”.
Pendarovski tha se konfirmim për zgjerimin janë fjalët e Charles Michelit që është “miku më i lartë politik i Macronit”. Në lidhje me afatin për vitin 2030, Pendarovski tha se është i arritshëm nëse nuk ka obstruksione të brendshme.
“Nëse për shkaqe të brendshme kërkoni arsyetim se pse nuk votoni për vazhdimin e rrugës së Maqedonisë drejt BE-së dhe thotë se ne jemi të gatshëm që të votojmë për Europë megjithatë Macroni nuk na do, kjo është diçka tjetër”. “Pra, të jemi më konkretë, më realë dhe më të drejtë ndaj miqve tanë europianë, deri në këtë moment asnjë politikan europian nuk ka thënë se Ballkani perëndimor nuk do të hyjë, asnjë nga gjashtë vendet derisa nuk i rregullojmë punët brenda”, tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.