Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë drejtuan një operacion ndërkombëtar në bashkëpunim me Europolin, gjatë të cilit u sekuestruan 2.7 ton kokainë në një varkë me vela në Oqeanin Atlantik.
Sipas njoftimit zyrtar, paralelisht me atë proces, në Serbi janë arrestuar tre persona të dyshuar si dhe organizatori i grupit kriminal me iniciale S.K.(1953).
“Ndaj këtij grupi të organizuar kriminal hetimet kanë nisur nga policia e qytetit të Beogradit në janar të vitit 2022 nën dyshimin se ka qenë të përfshirë në kontrabandën me shumicë të kokainës nga Amerika e Jugut drejt BE-së. Kundër këtij rrjeti kriminal ndihmë dhanë edhe forcat e tjera të policisë botërore dhe Europoli, në kuadër të grupit operativ të punës ‘Karteli Ballkanik’”, bëhet e ditur.
Në operacionin që u drejtua nga Serbia, me koordinim të Europol-it, morën pjesë edhe autoritetet e Spanjës, Brazilit, Kroacisë, Francës, Polonisë, Portugalisë dhe Sllovenisë.
“Në bazë të punës së përbashkët janë arrestuar gjashtë persona, katër prej tyre në territorin e Serbisë, janë bastisur 15 banesa, janë sekuestruar dy vetura të klasit të lartë, ora të shtrenjta dhe mbi 550 mijë euro”, thuhet në njoftim.