Maqedoni, dje janë shuar 19 zjarre në ambiente të hapura

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se dje në ambiente të hapura kanë shpërthyer 19 zjarre dhe të gjitha janë shuar, ndërsa nga dita e djeshme nuk ka zjarre aktive.

“Janë shuar zjarre në Komunën Çuçer Sandevë, Bllacë e Epërme, duke djegur pyll me kërcell të ulët dhe bimësi të ulët”.

“Gjithashtu janë shuar zjarret në fshatin Jabolci të Sopishtës, në rrugën Vasilevë në Piperevë, Sushevë në Shtip, Podares në Raovicë në Radovish, afër Kisha Mirjanina në Shtip, në Negotinë, në Teranci, Pozharanë, Bervenicë, në pikë pagesën rrugore Gostivar – Tetovë, rrugën “Bistrica” ​​në Ohër, vendbanimin Prevalec në Veles, Radiovcë në Bogovinë, Aldanci në Krushevë dhe dy zjarre në Saramzalino dhe Qoseleri në Lozovë”, njoftoi QKM.