Ukrainasit kryejnë sulmin më të madh me dronë në Rusi që nga fillimi i luftës

Fluturaket pa pilot të ukrainasve kanë goditur gjashtë rajone ruse, në sulmin më të madh të koordinuar me dronë që nga fillimi i luftës.

Në Pskov, ku janë dëmtuar katër aeroplanë ushtarak, guvernatori rajonal Mikhail Vedernikov ka anuluar të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë aeroportit derisa të bëhet vlerësimi i dëmeve.

Aeroporti gjendet afërsisht 800 kilometra nga kufiri me Ukrainën, dhe në afërsi të kufirit me Estoninë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se nga 10 deri në 20 dronë kanë mundur të sulmojnë aeroportin.

Më shumë dronë me gjasë janë rrëzuar mbi Oriol, Bryansk, Ryazan, Kaluge dhe rajonit të Moskës, ka njoftuar ministria ruse e Mbrojtjes.

Vedernikov ka theksuar se gjatë sulmeve nuk ka patur viktima, të njëjtën kohë në Kiev të Ukrainë kanë ndodhur një sërë shpërthimeve, ka njoftuar kryebashkiaku Vitalii Klitschko.

Forcat ruse kanë lansuar disa dronë iranian Shahed mbi Kiev nga drejtime të ndryshme, ka njoftuar zyra e kryebashkiakut të Kievit.

Nga sulmet ruse kanë humbur jetën dy persona kur ndodhi shembja e një objekti. Këto pretendime i mbështet edhe kreu i ushtrisë në Kiev, Sergei Popko.