
Hoteleritë e Maqedonsië kërkojnë që një pjesë të subvencioneve për turizëm të shkojnë drejtpërdrejt për hoteleritë.
Në këtë mënyrë do të përmirësojnë shërbimet që i japin, do t’i modernizojnë hotelet, por edhe do të kenë paga më të larta. Në takim me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, hotelerierët janë ankuar për mungesë të kuadrit.
Edhe kryetari i Asociacionit të Hotelerierëve, Krste Bllazhevski shprehet se disa vite punësojnë nxënës të shkollave të mesme, por edhe shteti duhet t’i mbulojë kontributet.
Ministri Bekteshi dëgjoi kërkesat e tyre duke premtuar se ka mundësi të ndërhyet te subvencionet.