Sot u kompletua xhiroja e dytë e Ligës së Dytë me derbin liqenor ndërmjet Ohrit dhe Karaormanit, i cili u shty për shkak të paraqitjes së Strugës Trim Lum në “Biljanini Izvori” në kualifikueset e Evropës.
Në një ndeshje të barabartë, Ohri arriti festën e parë sezonale pasi festoi me 1:0 minimale ndaj Karaormanit.
Edhe pse struganët po përballen me sfida të mëdha të pasigurta për të ardhmen e tyre, për derbin e liqenit ata luajnë me zemër për klubin.
Karaorman hyri me objektiv për të marrë një pikë, kështu ishte deri në minutën e 79-të, kur Altin Lloga me një goditje precize çoi topin në rrjetën e Bledar Istrefit.
Ohri tani ka 3 pikë në llogarinë e tij dhe në xhiron e ardhshme do të luajë me Vardarin e Negotinës në shtëpi, kurse Karaorman që ka mbetur me tri pikë do të vizitojë “Zelezarnicën” në Autokomandë ku do të luajë kundër Skopjes.