Për zhvillimin socio-ekonomik dhe turizmin në fshatra, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 181-të ka miratuar projektin “50 fshatra, 50 tregime”,
Qeveria për këtë projekt ka vendosur të formon grupin e punës, ndërsa projekti është propozuar nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike.
“Projekti ka për qëllim zhvillimin e integruar rural. I përzgjedh fshatrat me potencial për agroturizëm, turizëm rural, zhvillim socio-ekonomik dhe trashëgimi kulturore”, deklarojnë nga Qeveria, duke vlerësuar që kjo do të rritë numrin e turistëve.
Përmes këtij projekti pritet të investojnë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që tashmë gjenden në mërgim. Kohëzgjatja e projektit pritet të jetë deri në vitin 2026.
U miratua teksti i propozim-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim rajonal dhe koordinimin e kërkim-shpëtimit në fushën e aviacionit.
Marrëveshja përfshin dakordimin e Këshillit të Ministrave nga Bosnja e Hercegovina, Qeverinë e Bullgarisë, Kroacisë, Hungarisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. Ajo ishte nënshkruar më 22 shkurt të vitit 2023 në Ohër.