Mbështetje e fortë nga Mbretëria e Bashkuar për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit tonë, në përputhje me synimet integruese strategjike shtetërore, është shprehur në takimin e sotëm në Shkup ndërmjet kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në vend, Metju Loson.
Në takim, informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, është konstatuar se qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë një mundësi konkrete, më të qartë se kurrë, për të përmirësuar cilësinë e jetës, ndërsa vendin për përparim ekonomik dhe se rrethana të tilla kërkojnë guxim politik dhe pjekuri në vendosjen e hapave të mëtejshëm.
U vlerësua se vendi është një faktor domethënës i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe në një kontekst më të gjerë gjeostrategjik dhe u theksua rëndësia e kontributit të mëtejshëm në kontekstin e sigurisë.
Kryeministri Kovacevski u falënderua për miqësinë tradicionale, shumëvjeçare dhe të sinqertë me Mbretërinë e Bashkuar, e cila reflektohet në mbështetje të të gjitha proceseve kyçe të rëndësishme për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të këtij vendi.