Kovaçevski – Piç: Integrimi në BE është proces kyç për progresin pozitiv të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në kuadër të Forumit strategjik të Bledit, realizoi takim me Stjuart Piç, të dërguarin special të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor.

Në takim, bashkëbiseduesit kanë konfirmuar partneritetin dhe miqësinë shumëvjeçare midis dy vendeve, si dhe mbështetjen që vendi merr për çështjet kyçe për progresin dhe arritjen e qëllimeve strategjike, siç janë anëtarësimi në NATO dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për çështjet aktuale lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe vlerësuan se ky proces është kyç për nxitjen e progresit pozitiv dhe çështje të tjera të hapura në rajon.

Në takim është konfirmuar se Maqedonia e Veriut vazhdon me politikën e saj të jashtme e cila është në linjë me politikat e shteteve të Evropës.