“Televizioni shtetëror serb RTS i është bashkuar hapur propagandës kundër ndryshimeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, që janë kusht i detyrueshëm për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, raporton agjencia bullgare e lajmeve BGNES.
“Pesë vjet më parë, RSM ndryshoi emrin e saj si kusht për të vazhduar me integrimin evropian, por tani Bullgaria ka vendosur një barrierë dhe dëshiron që bullgarët të regjistrohen si pakicë në preambulën e kushtetutës, duke përfaqësuar vetëm 0,19 për qind të popullsisë. “, thekson raporti.
“Në informacionin e RTS-së, përveç “rrezikut nga bullgarët, nuk është lënë jashtë as armiku tjetër në detyrë – shqiptarët, të cilët kërcënojnë integritetin e shtetit”, shkruan BGNES.(INA)