Sot nga zyrtarë policorë nga SPB Prilep, është privuar nga liria dhe është ndaluar në Prilep, komandati i policisë të stacionit policor Ropotovë, për shkak të dyshimit se ka shtënë me armë zjarri në një dasmë te familjarët e tij në fshatin Debresht, transmeton TS.
30 vjeçari nga fshati Debreshtë, komandant i komandant i Njësisë Policore të Ropotovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”, gjegjësisht për shkak të dyshimit se me datën 19.08.2023 ka shtënë me armë zjarri në një dasmë te familjarët e tij në fshatin Debresht.
Njësia policore Prilep ka marrë masa për zgjidhjen e rastit në kordiminim me Prokurorinë Themelore Publike Prilep dhe Njësinë për kontroll të brendshëm, hetimet penale dhe standardet profesionale dhe pas zgjidhjes së plotë të rastit në Prokurorinë Themelore Publike Prilep do të dorëzohet parashtresë adekuate.
Nga ana e Njësisë për kontroll të brendshem, hetimet penale dhe standardet profesionale do të ngrihet procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë diciplinore dhe ai do të pezullohet nga kryerja e detyrës deri në marrjen e vendimit në procedurën diciplinore. /TS