Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi një dron pranë Moskës, njoftoi të shtunën kryebashkiaku i qytetit. Ministria ruse e mbrojtjes tha se ka rrëzuar gjithashtu një dron mbi rajonin e Belgorodit në kufi me Ukrainën. Sulmi i ri me dronë detyroi mbylljen e aeroporteve kryesore.
Një sulm i ri me dron në Moskë, të shtunën herët, detyroi një mbyllje të përkohshme të të tre aeroporteve kryesore që i shërbenin qytetit, raportoi media shtetërore ruse.
Zyrtarët fajësuan Ukrainën. Nga terreni mësohet se dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos të shtunën kur bombardimet ruse goditën një kafene në fshatin Podoly në rajonin lindor të Ukrainës, Kharkiv, tha guvernatori lokal Oleh Synehubov.
Podoly u pushtua menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt 2022, por fshati u rimor nga Kievi në një kundërofensivë shtatorin e kaluar. Forcat ruse janë përpjekur të ecin përpara në vijën e frontit të rajonit të Kharkiv javët e fundit.
Ushtria ukrainase ka pranuar se luftimet atje janë bërë më të vështira, por thotë se ajo është duke udhëhequr betejën.
Më herët gjatë ditës Gazprom i Rusisë tha se do të dërgojë 41.5 milionë metra kub gaz në Evropë ndërkohë që Flota Veriore e Rusisë kreu stërvitje të marinës në Detin Barents këtë muaj me qëllim parandalimin e kalimit të anijeve të paautorizuara dhe të huaja, njoftoi të shtunën agjencia e lajmeve Interfax.
Stërvitjet praktikuan raste për të zmbrapsur veprimet e një anijeve ndërhyrëse në Oqeanin Arktik në brigjet veriore të Norvegjisë dhe Rusisë, raportoi Interfax, duke cituar shërbimin për shtyp të Flotës Veriore.
Flota planifikon më shumë stërvitje për të “mbrojtur territoret ujore dhe kontinentale të Rusisë në Arktik, si dhe për të garantuar sigurinë e lundrimit detar dhe llojeve të tjera të aktiviteteve ekonomike detare ruse në zonën e Arktikut”, raporton Interfax.