Sulme në Krime dhe afër rajonit të Moskës

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka shmangur një përpjekje të Ukrainës për të sulmuar Krimenë e aneksuar nga Rusia me 42 dronë gjatë natës. Nëntë dronë u shkatërruan dhe 33 të tjerë u rrëzuan pa arritur “objektivin”, pretendoi ministria ruse. Ministria e Mbrojtjes tha gjithashtu se kishte rrëzuar një raketë të lëshuar nga Ukraina mbi rajonin Kaluga që kufizohet me rajonin e Moskës.

Aeroportet ruse pezulluan përkohësisht fluturimet, por Moska nuk raportoi për viktima apo dëme materiale.

Ndryshe, Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe Kievi ka thënë vazhdimisht se planifikon të rimarrë atë dhe të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia që kur kjo e fundit nisi pushtimin në shkurt të vitit 2022.

Ndërkaq, Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit të supozuara.