Kumanovë, vendoset përkujtimore për policët që vdiqën gjatë përleshjeve në “Lagjen e Trimave”

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski bashkë me delegacionin nga MPB sot në Kumanovë shpalosi përkujtimoren e 8 policëve të vrarë gjatë përleshjeve në “Lagjen e Trimave” në maj të vitit 2015.

Spasovski tha se dhimbjen askush nuk mundet të ua shërojë familjarëve, por që kjo përkujtimore do të tregojë se ata jetojnë përjetësisht.

“E di që flamuri ynë, i yni, maqedonas, nuk valojë nga era, por nga frymëmarrja e secilit anëtarë që ndërroi jetë duke e mbrojtur pikërisht këtë flamur”, tha mes tjerash ministri Spasovski.