Qeveria do t’i ndihmojë pensionistët me të ardhura të ulëta

Qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për formimin e grupit të punës për shqyrtimin e propozimeve për çështjen për pensionin më të ulët në Maqedoninë e Veriut, si dhe pakon e masave për ndihmë dhe mbështetje të pensionistëve.

Siç bëhet e ditur nga Qeveria, grupi ka për detyrë që të dorëzojë te Qeveria propozim financiar përmbajtjesor për pensionin më të ulët dhe propozim masat për ndihmë dhe mbështetje të pensionistëve.