
Zyrtarët ukrainas raportuan sulme me dronë dhe raketa ruse në rajone të ndryshme. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte zmbrapsur sulmet me dronë në rajonet e Moskës dhe Brianskut, si dhe mbylli përkohësisht tre aeroporte në kryeqytet. Një person u plagos dhe 20 ndërtesa u dëmtuan pas një sulmi rus me raketa gjatë natës në Kryviy Rih. Rusia e sulmoi edhe Zaporizhjan gjatë natës, duke shkaktuar dëme. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha herët se katër drone u rrëzuan gjatë natës dy mbi rajonin e Moskës dhe dy mbi rajonin e Bryanskut, rreth 400 kilometra në jugperëndim të Moskës. Tre aeroporte të Moskës pezulluan përkohësisht fluturimet.