Ageler: Prosperiteti dhe siguria juaj janë në BE

Ambasadorja e amerikane në Shkup Angela Ageler duke komentuar procesin e ndryshimeve kushtetuese tha se prosperiteti dhe siguria e vendit është në integrimin në Bashkimin Evropian. Aggeler shfaqi shpresën se politikanët në Maqedoni duhet të veprojnë në drejtim të integrimit të vendit. Nga vizita në vendkalimin kufitar Bogorodicë, ajo gjithashtu u dërgoi porosi qytetarëve.

“Kufiri me Greqinë na kujton vendimet e vështira që ky vend ka marrë tashmë dhe ne e kuptojmë se ka vështirësi, por unë inkurajoj qytetarët të njoftojnë politikanët se duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian,” tha Angela Ageler – Ambasadore e Shteteve të Bashkuara.

Ndryshimet kushtetuese ishin gjithashtu tema kryesore e takimit të Kryeministrit Dimitar Kovaçevskit me kreun e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Athinë. Megjithëse procesi në fazën e parë në Kuvend nuk mori mbështetje nga opozita, Von der Lajen tha se shpreson se ndryshimet kushtetuese do të votohen.

“Përshëndes paraqitjen e amendamenteve kushtetuese nga Qeveria në Kuvend. Shpresoj se të gjitha palët do të japin mbështetje, në mënyrë që Maqedonia e Veriut të mund të ecë përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut i përket BE-së,” deklaroi Ursula von der Leyen – kryetare e Komisionit Evropian.

Lidhur me takimin midis Von der Leyen dhe Kovaçevskit, qeveria tha se kanë shkëmbyer mendime mbi rrjedhën e procesit të shqyrtimit dhe hapjen e pritshme të grupeve të para të negociatave. Ata gjithashtu folën për përparësitë në BE dhe theksuan se është thelbësore të mos e humbet ky shans për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Në tryezë gjithashtu është biseduar edhe plani i ri i Brukselit për integrim të përshpejtuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë kontekst u rekomandua përshpejtimi i reformave, pas së cilës BE do të rrisë fondet e paraaderimit për vendet e rajonit. /alsat.mk