Një mot jashtëzakonisht I nxehtë është paralajmëruar se do ta përfshijë Evropën javën e ardhshme.
Ndërkaq edhe në Kosovë temperaturat e larta do të mbizotërojnë javën e ardhshme.
“Një i nxehtë i jashtëzakonshëm pritet të përfshijë pjesë të Europës javën e ardhshme. Temperatura edhe mbi 40C parashihen në gadishullin Iberik, deri në 40C në Francën jugore e në Gjermani edhe deri në 35C.
Temperatura të larta mbesin edhe mbi vend javën vijuese, derisa në pjesën e dytë pritet të kemi mot më të paqëndrueshëm, me kushte për rrebeshe shiu orëve të pasdites. Kushte për shi mund të paraqiten edhe ditëve të fundit të gushtit, e temperaturat zbresin më afër vlerave mesatare”, thuhet në njoftimin e tij në “Facebook”.