
Ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Ligën e Konferencës kundër skuadrës përfaqësuese të Islandës, Breidablik, do ta zhvillojmë në Ohër.
Kështu ka vendosur UEFA, pavarësisht se kishte edhe shumë opcione tjera, si stadiumi i Strumicës, apo edhe ai i “Elbasan Arena”.
Po në stadiumin e Ohrit, ekipi i Struga Trim Lum zhvilloi edhe takimin e parë kualifikues të këtij edicioni në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Zhalgiris, ndërsa sërish do të jemi nikoqir, këtë herë në fazën “play-off” ndaj skuadrës islandeze të Breidablik.
Takimi në fjalë në program do të jetë me datë 24 gusht me fillim në ora 17:00.