Struga në “play-off” të Conference League. Për herë të parë në histori. Skuadra shqiptare, që sezonin e fundit fitoi për herë të parë titullin kampion në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi një ndeshje heroike në Luksemburg.
2-1 përfundoi dueli i dytë përballë Hesperange, me djemtë e Shpëtim Duros që festuan kualifikimin falë suksesit 3-1 në Shkup. Struga luajti me dhjetë lojtarë që pas daljes së Marjan Radeskit në minutën e 15’.
Gjithses, Besart Ibraimi shënoi një gol të bukur me kokë dy minuta më vonë. Goleadori 36-vjeçar kishte një tjetër mundësi të artë në fraksionin e parë, njësoj si Bunjamin Shabani. Ndërkohë që vendasit u ndalën nga shtylla.
Pjesa e dytë foli për Hesperange, që u ndal nga një super Vedran Kjosevski. Portieri boshnjak i Strugës u dorëzua te goditjea potente të brazilianit Gustavo (70’).
Vendasit gjetën edhe golin e avantazhit në minutën e katërt shtesë. Me moldavin Lado Akhalaia. Në fund pati festë strugane, me “armatën” e Shpëtim Duros që do të sfidojë islandezët e Breidablik për një biletë në fazën e grupeve.