
Të paktën tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në një varg sulmesh ruse me raketa në perëndim të Ukrainës. Vendi lëshoi alarme për paralajmërimin e sulmeve ajrore në gjithë vendin, pasi aeroplanët luftarakë të Rusisë i hodhën 24 raketa. Po ashtu, një fregatë ruse në Detin e Zi i hodhi katër raketa mbi Ukrainë. Mbrojtja ajrore ukrainase i rrëzoi 16 prej 28 raketave, sipas Forcës Ajrore. Për gjuajtje me raketa u raportua edhe në qytetet Dnipro dhe Zaporizha, të cilat ndodhen më afër vijave të frontit në lindje të Ukrainës.