NASA shënon korrikun 2023 si muajin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë që nga viti 1880

Sipas shkencëtarëve në Institutin Goddard të NASA-s për Studime Hapësinore (GISS) në Nju Jork, korriku i vitit 2023 ishte më i nxehtë se çdo muaj tjetër në rekordin global të temperaturës.

Këshilltar Kombëtar për Klimën në Shtëpinë e Bardhë, Ali Zaidi, tha se presidenti Biden e ka trajtuar krizën klimatike si kërcënimin ekzistencial të kohës sonë.

“Në sfondin e temperaturave të larta rekord, zjarreve dhe përmbytjeve, analiza e NASA-s vë në kontekst urgjencën e udhëheqjes së pashembullt të klimës së Presidentit Biden. Nga sigurimi i Aktit të Reduktimit të Inflacionit, investimi më i madh i klimës në histori, tek thirrja e Aktit të Prodhimit të Mbrojtjes për të shtuar prodhimin e energjisë së pastër vendase, te forcimi i qëndrueshmërisë klimatike në komunitetet në mbarë vendin, presidenti Biden po ofron axhendën më ambicioze të klimës në histori”, shkruan NASA.

Sipas NASA-s, në përgjithësi, korriku i vitit 2023 ishte 0,43 gradë Fahrenheit (F) (0,24 gradë Celsius (C)) më i ngrohtë se çdo korrik tjetër në rekordin e NASA-s dhe ishte 2,1 F (1,18 C) më i ngrohtë se mesatarja e korrikut midis 1951 dhe 1980.

Fokusi kryesor i analizës GISS janë ndryshimet afatgjata të temperaturës gjatë shumë dekadave dhe shekujve, dhe një periudhë bazë fikse jep anomali që janë të qëndrueshme me kalimin e kohës. “Normalet” e temperaturës përcaktohen nga disa dekada ose më shumë – zakonisht 30 vjet.

“Të dhënat e NASA-s konfirmojnë atë që miliarda anembanë botës e kanë ndierë: temperaturat në korrik të vitit 2023 e bënë atë muajin më të nxehtë të regjistruar. Në çdo cep të vendit, amerikanët tani po përjetojnë drejtpërdrejt efektet e krizës klimatike, duke nënvizuar urgjencën e agjendës historike të klimës së presidentit Biden”, tha administratori i NASA-s Bill Nelson.

“Shkenca është e qartë. Ne duhet të veprojmë tani për të mbrojtur komunitetet dhe planetin tonë; është i vetmi planet që kemi.”