
Hristijan Georgievski dhe Bekim Kamberi janë dy përforcimet e radhës te FC Struga TL.
20 vjeçari Georgievski luan si mesfushor dhe pritet të jetë përforcim i rëndësishëm për Strugën në këtë repart, ndërsa 19 vjeçari Kamberi luan në pozicionin e qendërsulmuesit.
FC Struga këtë të enjte në Luksemburg do të zhvillojë takimin kthyes kundër Swift Hesperange, në kuadër të “Uefa Conference League”.