Pendarvoski: Të dënohen organizatorët e pritjes së Kurtit në Tetovë dhe Çair

Pas ardhjes së keyeministrit Kurti në Tetovë dhe Çair ka reaguar presidenti Pendarovski.

“Shpalimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste dhe paraqet ndezjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat themelore të Marrëveshjes Kornizë si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik. Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit kombëtar dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Në këtë drejtim, i bëj thirrje organeve kompetente që sa më shpejt të kryejnë procedurat e parapara, thotë Pendarovski.

Presidenti po ashtu thotë se mënyra e realizimit të idesë për riemërimin e rrugës në komunën e Çairit është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në shtet.

“Në atë kuptim pres që shërbimet kompetente inspektuese të kontrollojnë nëse është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë me rastin e marrjes së vendimit, ku duhet të përfshihen edhe votat e komuniteteve që nuk janë shumicë në atë komunë”, thuhet në reagimin e presidenti Pendarovski.