
Gjashtë persona kanë vdekur dhe 58 janë shpëtuar në varkën e përmbysur pranë Calais në kanalin anglez të shtunën në mëngjes, thanë zyrtarët francezë dhe britanikë.Dy persona ende nuk janë gjetur, teksa dëshmitarët e kanë përshkruar anijen e zhytur si të “mbingarkuar”, raporton BBC.
Në bord ishin rreth 66 pasagjerë, ku nga të shpëtuarit, më shumë se 20 u dërguan në qytetin britanik të Doverit, ndërsa 36 u dërguan në Calais.