U mblodh sot Kuvendi themelues i Partisë Demokratike Evropiane, subjekt i ri politik i cili do të drejtohet nga Arjanit Hoxha. Hoxha tha se ai dhe mbështetësit e tij nga sot hapin një kapitull të ri pasi ndërmorën një veprim politik i cili ju ishte imponuar, siç tha ai, për shkak se dikush ishte munduar të ua shesë antivlerën për vlerë. “Jemi një frymë e re, me ide të qarta, duke u bazuar në orientimin tonë pro perëndimor dhe duke synuar aplikimin e praktikave më të mira evropiane në vendin tonë, tha Hoxha në fjalimin e tij para të pranishmëve duke shtuar se “Do jetë vështirë, do jetë betejë gjeneratash, konceptesh dhe qasjesh, por ne jemi të bindur që jemi gjenerata e ndryshimeve dhe ne do t’ia dalim”, përfundoi ai. Arjanit Hoxha ka qenë sekretar i përgjithshëm dhe më vonë nënkryetar i Lëvizjes Besa. /Alsat.mk