
Një alarm për bombë ka tronditur Parisin, duke ngjallur panik në Francë. Mediat vendase shkruajnë se për shkak të alarmit është bërë evakuimi i menjëhershëm i Kullës Eifel dhe i zonave përreth kryeqytetit.
Ndër të tjera në media thuhet se një ekspert për asgjësimin e bombave ndodhet në vendin e ngjarjes.
Evakuimi u bë në tre kate të monumentit, duke përfshirë restorantin e kullës, si dhe oborri përreth, ka thënë një zëdhënës i policisë.
Të gjithë të pranishmit ishin larguar pak pas orës 13:30 me orën lokale.