Mbi 10 mijë hyrje dalje regjistrohen ne Pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës çdo dite ndërkohë që fluksi i lëvizjeve shtohet edhe më tepër gjatë fundjavës.
Shumica e udhëtarëve që vijnë në Shqipëri janë pushues që i drejtohen bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet verore. Pavarësisht fluksit të lartë të lëvizjes kalimi në kufi bëhet pa vonesa ndërsa pushuesit vijnë jo vetëm nga Maqedonia e Veriut por edhe nga shtete të ndryshme të Evropës
“Po vijmë për pushime në Shqipëri. Do të qëndrojmë një javë. Kaluam pa probleme kufirin as 5 minuta nuk u vonuam”, tha një turiste.
Në 24 orët e fundit përmes Qafë-Thanës hynë 5700 persona dhe u regjistruan 4800 dalje. Në të dyja anët punohet me tre sportele çka ka qenë e mjaftueshme për të përballuar fluksin e udhëtarëve.