
Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, bëri ndryshime në orarin Ligës së Parë për ndeshjet e xhiros së dytë, të tretë dhe të katërt, ku është “involvuar” Struga Trim Lum.
Ecuria në kompeticionet evropiane të UEFA-s është arsyeja e ndryshimit të orarit në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Xhiroja e dytë: Shkëndija – Struga Trim Lum: 30 gusht (e mërkurë), ora 16:00.
Xhiroja e tretë: Struga Trim Lum – Brera: 21 gusht (e hënë), ora 17:00.
Xhiroja e 4-t: Voska Sport – Struga Trim Lum: 27 shtator (e mërkurë), ora 15:00.