
Pasditen e sotme në Aeroportin e Ohrit janë arrestuar 3 shtetas të Shqipërisë, në mesin e të cilëve edhe një e mitur, përcjell TV21. Nga MPB thonë se të njëjtit dorëzuan për kontroll pasaporta të falsifikuara.
“Sot (09.08.2023) në ora 14:30 në vendkalimin kufitar të Aeroportit, “Shën Pali” në Ohër, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria M.V.(24), B.I.(31) dhe një të mitur, të gjithë nga Republika e Shqipërisë. Gjatë kontrollit të pasaportave, është konstatuar se personat në inspektim kanë paraqitur dokumente udhëtimi britanike të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e MPB-së.