Rusia po shfrytëzon bombat 5.5 tonëshe për goditjen e rezervave ukrainase të grurit

Rusia po përdor bomba 5.5 tonëshe ‘të destinuara për të shkatërruar aeroplanmbajtës’ për të goditur rezervat e grurit të shtetit të Ukrainës.

Rusia po përdor “armët e saj më të mira”, duke përfshirë municionet e destinuara për të shkatërruar aeroplanmbajtëset për të shënjestruar furnizimet e grurit të Ukrainës, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo pretendon se që kur Rusia përfundoi tërheqjen nga nisma e drithërave të Detit të Zi më 17 korrik, “mijëra ton” grurë janë shkatërruar, raporton skynews.

Ministria e Mbrojtjes thotë se Rusia po përdor Kh-22 (të njohura në mesin e anëtarëve të NATO-s si raketa AS-4 Kitchen), municione 5.5 tonëshe që fillimisht ishin projektuar për të shkatërruar aeroplanmbajtëset, për sulmuar magazinat dhe infrastrukturën.

Ai shton se shkatërrimi i infrastrukturës dhe vetë drithit ka rritur koston e ushqimit në vendet afrikane që mbështeten në furnizimet ukrainase.

Ndryshe, Rusia nuk po pranon të vazhdojë marrëveshjen që e kishin ndërmjetësuar Kombet e Bashkuara dhe Turqia.