Pritje të gjata në pikat kufitare në vend

Pritje të gjata në pikat kufitare në të gjithë vendin. Në hyre-dalje janë regjistruar frekuentime rekord nga i gjithë viti 2023, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Brendshme. Në fundjavën që e lamë pas në pesë pikat kryesore të vendkalimeve kufitare kanë kaluar mbi 180 mijë persona vetëm për 48 orë. Statistikat zyrtare tregojnë që 180,225 persona kanë hyrë dhe dalë gjatë 29-30 korrikut në vend.

Ministria e Punëve të Brendshme

Në vendkalimin kufitar “Tabanocë” për hyrje janë regjistruar 78.788 dhe për dalje 39.880 udhëtarë
Në vendkalimin kufitar Bllacë, janë: 16.351 pasagjerë të regjistruar për hyrje dhe 14.053 për dalje.
Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë në hyrje janë regjistruar 9251 persona, dhe në dalje 9179 pasagjerë.
Në vendkalimin kufitar Bellanocë kanë hyrë gjithsej 3.058 udhëtarë dhe kanë dalë 3.049 udhëtarë.
Në vendkalimin kufitar Deve Bair gjatë fundjavës kanë hyrë 2943 dhe kanë dalë 3673 pasagjerë.

Sipas të dhënave të MPB-së në fundjavën 29-30 korrik fluks më të madh ka pasur në vendkalimin kufitar Tabanocë, përmes së cilit kanë lëvizur rreth 100.000 automjete. Ardhja e mërgimtarëve dhe e turistëve ka bërë që pritjet të jenë rreth 3 orë. Kjo ka indinjuar sikurse mërgimtarët që vijnë në vendlindje gjatë pushimeve ashtu edhe turistët, të cilët ndalen për të pushuar në Maqedoninë e Veriut apo edhe transitojnë në vendet fqinje. /Alsat.mk