
Kombet e Bashkuara paralajmëruan për ndikimin e një “vale të re sulmesh” mbi civilët në Ukrainë, duke përfshirë punonjësit e ndihmës, në një deklaratë të enjten.
Të hënën, katër punonjës të ndihmës nga organizata joqeveritare ukrainase Misto Syly u plagosën kur u vunë nën zjarr teksa pastronin mbeturinat e mbetura nga shembja e digës Nova Kakhovka në Ukrainën jugore, sipas OKB-së, shkruan CNN.

Më pas, të enjten, punonjësit e shpëtimit nga Shërbimi Shtetëror i Urgjencës ukrainase u plagosën për shkak të “armiqësive” kur shuan një zjarr në një kishë që sapo ishte goditur në Kherson.
“Është e papranueshme që punonjësit e ndihmës, ekipet e shpëtimit dhe mjekët të lëndohen ndërsa mbështesin popullin e Ukrainës ose, në shumicën e rasteve, duke u përpjekur të rindërtojnë komunitetet e tyre”, tha OKB në deklaratën e saj.