Qeveria: Paga mesatare neto në vend arrin rekord prej 36.465 denarë

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës, në maj 2023, është 36.465 denarë dhe është 16,1 për qind më e lartë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar. Rritja është për 5.058 denarë.

Ja disa këshilla në lidhje me dhimbjen e kockave
Blog
Qetësoni dhimbjen e kockave dhe të muskujve në kushte shtëpie
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (25.5%), Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (21.4%) dhe Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (18.8%).

Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Veprimtari të tjera shërbyese (5.3%), Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (5.0%) dhe Transport dhe magazinim (4.3%).

Masat e qeverisë japin rezultate pozitive dhe paga mesatare neto në vend vazhdon të rritet edhe në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike në botë. Synimi ynë është një standard më i mirë i qytetarëve dhe punë më të paguara. Pagat e qytetarëve do të vazhdojnë të rriten edhe në të ardhmen, sepse të gjitha politikat e qeverisë kanë për qëllim përmirësimin e standardit të jetesës.” – thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.