Bastisjet e policisë që synonin bandat e drogës në tre shtete braziliane kanë lënë të vdekur të paktën 43 persona.
Në operacionin e fundit në Rio de Janeiro, policia tha se ata iu kundërpërgjigjen gjuajtjeve me armë të një grupi të njerëzve në zonën Complexo da Penha, duke vrarë të paktën 10 persona.
Më parë, 14 të dyshuar vdiqën në përleshjet gjatë një bastisjeje pesë-ditore të policisë në shtetin Sao Paulo, të quajtur Operacioni Mburoja.
Dhe në shtetin verilindor të Bahias, zyrtarët thonë se 19 të dyshuar janë vrarë që nga e premtja, raporton bbc.
Pesëdhjetë e tetë persona u arrestuan gjatë operacionit në shtetin Sao Paulo, i cili filloi pasi një oficer policie i forcave speciale u vra në qytetin bregdetar Guaruja.
Policia sekuestroi 385 kilogramë lëndë narkotike dhe disa armë, sipas mediave lokale.
Operacioni u kritikua nga Ministri i Drejtësisë i Brazilit, Flavio Dino, i cili tha se reagimi i policisë nuk ishte në proporcion me krimin e kryer.