
Dita e Republikës – Ilindeni, e cila këtë vit festohet me sloganin “120 vjet Ilinden – Vatra e mëmëdheut”, Presidenti Stevo Pendarovski do të flasë në Qendrën Përkujtimore ASNOM në Pelincë, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në Meçkin Kamen në Krushevë, ndërsa kryeministri Dimitar Kovaçevski në kalanë Kale në Shkup.
Manifestimi solemn në Kalenë e Shkupit fillon në ora 09:30, ku pas vendosjes së luleve para monumentit të lirisë “Forca, Lavdia dhe Fitorja”, do të flasë kryeministri Dimitar Kovaçevski, e më pas do të ketë program kulturo-artistik.