
Një tërmet me magnitudë 5 i shkallës Rihter ka goditur provincën e Konyas në Turqinë qendrore, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit (AFAD).
Sipas sizmologëve, epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin e Selçuklusë.
Nga ana tjetër, sizmologët në Observatorin Kandilli vlerësuan magnitudën 5.1 të shkallës Rihter.
Banorët e Konias janë alarmuar dhe kanë dalë në rrugë, por sipas raportimeve të para nuk ka dëme serioze.